Tare: Anulimi i sezonit do të jetë një fatkeqësi sociale!

Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare insiton që futbolli italian duhet të rinisë me patjetër. Në një intervistë për “ La Reppublicca”, Tare shprehet se ndalimi i futbollit do të jetë një fatkeqësi sociale.

Lacio kete sezon po bën shumë mirë, duke qenë ne garë për titullin kampion dhe Tare është i bindur se skuadra e tij munt ta përballojë këtë luftë.

“Jemi gati për të luftuar për titullin kampion. Do të tentojmë ta fitojmë tani nëse rifillon kampionati, përndryshe do e synojmë vitin tjetër. Ne kemi ardhur nga larg dhe nuk kemi ndërmend të ndalemi. Ata që thonë se duam të rifillojmë kampionatin për arsye personale, nuk kanë kuptuar asgjë.

Futbolli i siguron jetesën 370 mijë personave në Itali. Do të jetë një dështim për shumë njerëz nëse ndalemi dhe Italia do të humbiste një pjesë të historisë, jo vetëm në sport. Ndalimi i futbollit do të jetë një fatkeqësi sociale.

Nuk do arrijmë të rikthehemi as në shtator nëse nuk e bëjmë tani. Shumë muaj pasivitet do të shkaktonin pasojë të rënda. Ka shumë zili përreth dhe futbolli italian nuk është vetëm Serie A. Ka mijëra njerëz dhe familje që punojnë, e kemi detyrë t’i mbrojmë”, deklaroi Tare.