Pronari i Seherit dhunon Songylin dhe e mban peng, nesër në “Lule të vetmuara”

Pronari i Seherit Abasi rrëmben Songylin për të mësuar vendndodhjen e Seherit. Seher ka frikë se Abasi do të vihet në kërkim të saj dhe i kërkon Meralit të bëjë kujdes. Vajzat shqetësohen për Songylin pasi nuk e gjejnë atë gjëkundi.

Songyl nuk i tregon Abasit vendndodhjen e Seherit dhe Meralit. Abas dhunon Songylin por kjo e fundit nuk pranon me asnjë kusht të tregojë. Abas kërcënon Songylin të telefonojë Meralin por Songyl telefonon Ejlylin dhe i tregon se e kanë rrëmbyer.

Abasi komunikon me Ejlylin dhe e kërcënon se do e vrasë Songylin në nuk e gjejnë Meralin. Gynej dhe Xhemre kërkojnë ndihmën e Defnes për të mësuar lokalin ku punonte Seheri. Defne pranon t’i ndihmojë dhe vajzat shkojnë në lokal për të kërkuar Songylin por ajo nuk ndodhet atje.

Gynej, Xhenk dhe Serkan zihen me grushta me rojet e Abasit. Kader kërkon ndihmën e të ëmës dhe i kërkon para për të shpëtuar Songylin. Gynej vihet në kërkim të Meralit./revistawho