Nuk morën pagë lufte, punonjëset e fasonerisë në protestë/ PD Fier në mbështetetje: ‘Do vëmë në vend çdo padrejtësi

Punonjëset e fasonerive në Fier kanë dalë sot në protestë, pasi nuk kanë marrë pagën e luftës.

Kryetari i PD-së Fier, Luan Baçi, ka denoncuar nëpërmjet pamjeve filmike, sjelljen arrogante të qeverisë, duke u shprehur se Partia Demokratike, do ti mbështesë gjithmonë dhe do të vendosë në vend çdo padrejtësi.

‘Protesta të vazhdueshme, të qytetarëve fierak, në kërkim të të drejtave të tyre.

Zonja, nëna dhe motra të nderuara, me guxim dhe kurajo, punonjëse, të fasonerive, kërkojnë "pagën e luftës" pagën e premtuar nga gënjeshtarët dhe të korruptuarit që qeverisin prej 7 viteve.

Janë me qindra dhe mijra qytetarë dhe biznese të vogla, që ndihen të mashtruar dhe janë të vjedhur.

Jemi në mbështetje të kërkesave të tyre të ligjshme dhe të drejta në mbështetje të protestave të tyre.

I sigurojmë ata se Partia Demokratike, do të vejë në vend çdo padrejtësi, që u bën qeveria e korruptuar e Edi Ramës.

Zgjidhja tashme është vetëm një.

Largimi i qeverisë së korruptuar të Ramës.’