Ernest Gjoka në SYRI TV: Futbolli të rifillojë sa më shpejt, lojtarët kanë probleme!

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Ernest Gjoka ka folur për situatën kaotike që po përjeton futbolli si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Gjatë një interviste për gazetaren Enkeleida Zeko në SYRI TV, ish-trajneir i Kukësit bëri thirrje që futbolli të rikthehet sa më shpejt pasi ndërprerja e gjatë shkakton probleme më të mëdha.

Data për rinisje, përgatitja“Është një moment shumë i vështirë kjo ndalesë kaq e gjatë ndaj futbollit. Duhet patjetër ta fillojmë futbollin, sa më gjatë të jetë ndalesa aq më shumë probleme shkakton. Personalisht mendoj se është e vështirë por duhet të rikthehet pasi futbollistët duhet të stërviten normalisht.

Në stërvitjen e çdo sportisti janë disa baza dhe punohet çdo ditë. Është një mundim i madh për sportistët, puna individuale nga puna në grup ka një ndryshim të madh. Por futbollistët janë munduar të stërviten me kushtet që kanë pasur.

Shkëndija Edhe në Maqedoni është e njëjtë situata si në Shqipëri. Jemi munduar së bashku me stafin për të bërë stërvitje javore ku futbollistët përgatiteshin dhe dërgonin video nga stërvitja e tyre në ambiente private.