Përgjigjet më në fund Higuain, niset sot për në Torino

Asnjë problem mes Juventusit dhe Gonzalo Higuain. Sulmuesi argjentinas ka vendosur të rikthehet në Torino, duke sfumuar kështu spekulimet që mbizotëruan javët e fundit për një krisje të marrëdhënieve mes Higuain dhe klubit torinez.

Sipas asaj që raporton “Gazzetta.it”, sulmuesi argjentinas  do të udhëtojë sonte  nga Buenos Aires me avion privat dhe nesër do të zbresë në Torino.

Kështu, grupi i Sarrit do të jetë i plotë, pas kthimit të Rabiot ditën e djeshme. Të dy lojtarët nuk do të rikthehen në ekip para fundit të majit, rreth dy javë para rifillimit të kampionatit.