Brazili kalon Francën/ Bëhet vendi i 6-të më i goditur nga koronavirusi

Deri tani, Brazili është vendi më i goditur nga Amerika Latine nga pandemia e COVID-19, por me të dhënat e fundit, kaloi edhe Francën, duke u bërë vendi i gjashtë në botë, me mbi 190,000 të infektuar dhe mbi 13,000 vdekje. 

Siç raporton korrespodentja e Francës 24 nga Rio de Janeiro, Presidenti i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro tani është i detyruar nga Kongresi të dorëzojë testet e tij Covid-19 në 30 ditë.

Kjo vjen pas një valë të madhe infeksionesh mes stafit të presidencës.