'Me 99,9% Serie A do të rinisë në 13 qershor'

"Me 99,9% Serie A do të rinisë në 13 qershor", fjalë këto shumë të rëndësishme të dala nga goja e Giovanni Malago, presidentit të komitetit olimpik italian.

Një ditë pas propozimit të datës së rifillimit të kampionatit nga liga italiane e futbollit që u miratua nga klubet, Malago u shpreh me pozitivitet për rifillimin e futbollit në Itali edhe pse nënvizoi se nuk e kupton sfidën ndërmjet disa mjekëve dhe CTS.

Numri 1 i sportit italian në një intervistë për Radio 2 deklaroi gjithashtu se Italia nuk është një vend vetëm për të rinjtë dhe po bën gjithçka për të rifilluar jetën normale, ku në të përfshihet edhe futbolli.