Këlliçi i nxjerr foton nga Tërpani Veliajt: Mashtruesi kronik që tenton të zhdukë trashëgiminë kulturore të Tiranës

Kreu i FRPD, Belind Këliiçi poston një foto nga fëmijëra e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj teksa shfaqet mbi kalë në vendlindjen e tij, Tërpan të Urës Vajgurore. 

Sipas Këlliçit, ky është mashtruesi kronik i cili edhe në kohë pandemie po tenton të zhdukë trashëgiminë kulturore të Tiranës.

"Shiheni mirë, ky është Erion Veliaj, mashtruesi kronik, hajduti meskin, përgjegjësi për vdekjen e Ardit Gjoklajt, një person që urren dijen e kulturën, ushtari më i devotshëm i Edi Ramës, i cili edhe në kohë pandemie, po tenton të zhdukë trashëgiminë kulturore të Tiranës, të fshijë çdo memorie në kryeqytet, e të shembë Teatrin Kombëtar! Monstër!
#mbroTeatrin", shkruan Këlliçi.