Nga 'dorëzimi' para varrit të Rugovës te 'abstenimi' ndaj Berishës/ Hashim Thaçi si kurrë më parë sot në Syri TV

Një javë pas intervistës me kryeministrin Edi Rama, gazetari Çim Peka ka sot të ftuar në emisionin e tij presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Sonte në 20.45 do të jetë një ndër intervistat më interesante të Hashim Thaçit. Nga “dorëzimi” para varrit të Ibrahim Rugovës, vlerësimi për Ramiz Alinë, “abstenimi” ndaj Sali Berishës, akuza për marreveshje të fshehtë Borrel vs Kurti, mungesa e premtimit nga Putin per njohje te Kosovës edhe pas marrëveshjes me Serbinë dhe betimi që nuk do të firmos asnjë marrëveshje që prek kufijtë aktual të Kosovës”, shkruan në një postim të tijin moderator dhe autori i “Çim Peka LIVE”, Çim Peka.

Intervista nis në ora 20:45 dhe mund ta ndiqni në Syri TV, Syri.net në Facebook dhe kanalin e Syrit në YouTube. Një intervistë që nuk duhet humbur...