Bushati kritikoi Ramën, shikoni se si fshihen pas pemës ministrat e PS për të mos i folur

Qëndrimet e fundit të Ditmir Bushatit, ish-ministrit të Punëve të Jashtme, kundër maxhorancës e kanë shndërruar atë në ‘delen e zezë’, të PS.

Para nisjes së seancës ka rënë në sy ardhja e tij në ambientet e Kuvendit, i shoqëruar nga ish-ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi dhe ish-kryetarja e Tiranës, Blerina Gjylahmeti.

Ndërkohë që ministrat e tjerë në detyrë, duket se kanë zgjedhur të fshihen dhe pas pemës për të mos patur kontakt me Bushatin.

Nga fotot e LSA-së, vihet re ‘distancimi social’ i socialistëve për ish-ministrin, i cili ka vënë jo pak në siklet kryeministrin Rama, të cilin e akuzuar për lidhje me oligarkët.