Lori Hoxha rendit të gjitha pyetjet që do bënte në një takim

Trashëgimtarja e ‘Top Channel’, Lori Hoxha ka vendosur t’i përgjigjet së fundmi pyetjeve të mbërritura në llogarinë në ‘Instagram’ se cilat janë gjërat më të preferuara të saj. “Cilat janë pyetjet e tua të preferuara në një takim?”, ka shkruar një prej ndjekësve të Lorit. Hoxha i është përgjigjur duke renditur të gjitha pyetjet të cilat nëse personi përballë i përgjigjet, mund ta konsiderojë.

“Cili është raporti që keni me familjen? Çfarë muzike dëgjon? A mendon se ata ishin në një pushim të shkurtër? A beson tek alienët? Sinqerisht nëse ai mund t’i përgjigjet këtyre pyetjeve saktë, mund të vazhdoj”, ka shkruar Hoxha në ‘Instastory’.

Me siguri pas gjithë këtyre pyetjeve, ndjekësit e Lorit janë shumë kureshtarë rreth përgjigjeve që ajo konsideron të sakta.