Casillias poston foto nga 'Camp Nou', Pique bën komentin epik: Sa herë e ke nxjerrë topin nga porta në këtë stadium

Iker Casillias dhe Gerard Pique për vite me radhë kanë luajtur së bashku në kombëtaren e Spanjës, ndërsa në nivel klubesh nuk ka ndodhur e njëjta gjë, pasi kanë luajtur në anë të kundërta në “El Clasico”. Dihet prej kohësh riveliteti i fortë mes Barcelonës dhe Real Madrid, por kjo nuk do të thotë se Pique dhe Casillias të mos jenë shokë të mirë.

Ata gëzojnë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, aq sa Pique guxon të komentojë edhe fjali “pikante” në fotot e ish-portierit, që në zgjedhjet e ardhshme të Federatës Spanjolle do të kandidojë për president. Iker ka postuar në Instagram një foto nga “Camp Nou” në një prej klasikeve të shumta të luajtura nga ai në atë arenë.

Kjo foto ka ngjallur kureshtjen e Pique, i cili nuk ka ngurruar dhe e ka pyetur në seskionin e komenteve: “Sa herë e ke nxjerrë topin nga porta në këtë stadium? Çfarë momenti i fokusuar”, shkruan Pique, që i bashkangjit disa emoji të qeshurash komentit të tij. Kaq ka mjafutar, që ai koment të marrë thuajse 20 mijë pëlqime dhe mbi 1500 komente dhe të zërë hapësirë në mediet më prestigjoze të globit.