Jose Mourinho mohon se ka kërkuar të shtyjë rifillimin e kampionatit

Në mediat angleze përflitej se Jose Mourinho kishte kërkuar shtyrjen e rifillimit të Premier League për shkak të gjendjes fizike të lojtarëve të tij. Informacione mbi të cilin tekniku dëshironte të reagonte. Trajneri portugez mohon të ketë bërë këtë kërkesë gjatë takimit me drejtuesit e tjerë të Premier League.
 

“ Nuk mendoj se pozicioni im në atë mbledhje ishte pasqyruar siç duhet nga mediat. Nuk kërkova shtyrje. Unë dua të stërvitemi, dhe dëshiroj dëshpërimisht që Premier League të kthehet sa më shpejt, veçanërisht tani kur shohim ligat e tjera që përgatiten për t'u rikthyer. Unë jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si lojtarët e mi kanë ruajtur formën e tyre - ata kanë treguar profesionalizëm të madh, pasion dhe përkushtim, " tha Special One për “SkySport”.