Ulet lehtë numri i vdekjeve në Britani/ Raportohen 428 viktima në 24 orë

Në Britani, numri i vdekjeve nga COVID-19 ra përsëri sot, ndërsa shpërthimi vazhdon të ngadalësohet, pasi zyrtarët njoftuan 428 viktima të tjera, raportimi më i ulët të enjteve që nga fundi i marsit.

Shifrat zyrtare të publikuara nga Departamenti i Shëndetit tregojnë se 33.614 pacientë me koronavirus kanë vdekur në të gjitha mjediset në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë spitalet dhe shtëpitë e kujdesit, që prej fillimit të krizës, raporton Dailymail.

Por numri dihet se është i pasaktë sepse merr parasysh vetëm raste të konfirmuara nga laboratoret. Shifrat e ndara tregojnë se numri i vërtetë i vdekjeve në Britani - tashmë më i larti në Evropë - mund të jetë 50,000.

Shefat e shëndetësisë njoftuan se 3.446 britanikë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, që do të thotë se numri zyrtar i rasteve të regjistruara në Mbretërinë e Bashkuar ka arritur në 233,000 - por numri i vërtetë është gjithashtu një mister.

Ministrat nuk e kanë idenë se sa njerëz janë goditur që nga fillimi i shpërthimit për shkak të vendimit të diskutueshëm për të braktisur testimin në masë para se ajo të dilte jashtë kontrollit.