Rama apeloi milionerët për shitjen e jahteve, tani voton heqjen eTVSH për importin e tyre

Në fillim u duk si një shaka, por sot Parlamenti po voton një ligji që i përjashton nga TVSH-ja milionerët shqiptarë që do të shpenzojnë para për të blerë jahte.

Kur ky lajm u denoncua në media pak ditë më patë nga ish deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjithkush e mori si një gafë, si një projektligj të futur gabimisht dhe të përgatitur që nga koha e ‘artë’ kur Rama shpërndante dhurata për oligarkët.

Hipoteza se ishte një gabim përforcohej edhe nga vetë deklaratat e kryeministrit, i cili në ‘Open’ tek Eni Vasili, përdori një zhargon që do ta kishin zili edhe radikalët më ekstremë të së majtës: “Shisni jahtet dhe vilat dhe paguani puntorët”, iu drejtua ai me një gjuhë të ashpër biznesmenëve më të mëdhenj të vendit.

Ndërsa sot gjithçka u bë realitet. Parlamenti e ka furur per miratim propozimin e Ramës për heqjen e TVSH për jahtet ndërkohë që ajo nuk është pranuar të hiqet për bizneset në vështirësi.

Deputetja Tabaku do të shprehej: “Në një kohë kur bizneset ndjejnë shtrëngimin e darës së krizës qeveria vazhdon të mendojë për të njëjtët njerëz. I vendosur në drejtimin dhe frymëzuar nga klubi i ortakëve Oligarkë me të cilët ndan çdo pasuri publike dhe private, Rama do ta kalojë këtë projektligj në atë që quhet parlament por që është një noter.

Për çdo fillim viti nga 2014 e këndej shqiptarët kanë paguar taksat e rritura disa fish. Bizneset kanë paguar tarifa ekstra, punëtorët kanë marrë më pak të ardhura në xhepat e tyre. Në shtatë vjet qeveria i ka harxhuar taksat në sheshe të vdekura dhe në PPP, sot kur shqiptarët presin ndihmën e qeverisë ajo vendos t’i lehtësojë jetën 12 oligarkëve duke varfëruar më tej 3 milionë shqiptarë”. /Lapsi.al