Plagosi rëndë një shtetas, arrestohet 33 vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e sotme një 33 vjeçar, në akuzën për plagosje.

S.K, banues në Fier u ndalua nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në datë 08.05.2020, në lagjen “8 Shkurti”, për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta shtetasin I.Gj duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.