Strategjia e Covid-19/ Mjeku thirrje Komitetit Teknik: Nga një strategji e mirëmenduar po kalohet në kaos e anarshi

Mjeku u njohur, Gëzim Xhepa, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se po keqmenaxhohen masat zhbllokuese duke mos përcaktuar strategjinë e zhbllokimit duke mos përcaktuar nivelin e rrezikut dhe mirëmenaxhimin e dinanikës të kapërcimit nga zona e gjelbër në të kuqe dhe anasjelltas.

Sipas Xhepës, "duke u mbështetur në indikatorë të rastësishëm ditorë të pozitivitetit të tamponëve, po çojmë në tej-tej-tej zgjatje masash shtërnguese".

Postimi i plotë i mjekut Gëzim Xhepa:

THIRRJE MIQËSORE KOMITETIT TEKNIK MBI STRATEGJINË E GABUAR ZHBLLOKUESE NË KËRKIM TË GJERMANIT TË FUNDIT

Të nderuar kolegë, siç u keq menaxhuan masat shtërnguese, që ishin të domosdoshme... 4 - 5 javët e para, duke çfuqizuar mjekun e familjes dhe lënë në menaxhim, vetëm një numër 127..., sërish po keq menaxhohen masat zhbllokuese, duke mos përcaktuar strategjinë e zhbllokimit, pa përcaktuar nivelin e rrezikut dhe mirë nenaxhimin e dinanikës të kapërcimit nga zona e gjelbër në të kuqe dhe anasjelltas...!!! Duke u mbështetur në indikatorë të rastësishëm ditorë të pozitivitetit të tamponëve..., po çojmë në tej-tej-tej zgjatje masash shtërnguese..., që pasohen nga padurim dhe revoltë thyese spontane të këtyre masave nga ana e popullatës..., me pasojë kalimin nga një strategji e mirë menduar dhe transparente për popullin... në favor të imunizimit natyral gradual, në kaos dhe anarshi, që nulifikon përfitimin nga masat shtërnguese