I liruar nga burgu, shqiptarja bie viktimë e përdhunuesit serial në Greqi

Një shtetas grek, 47 vjeç, i quajtur Dhimitris Aspiotis, i cituar nga mediat greke me pseudonimin ‘Dragoi i Korfuzit’, ka përdhunuar një shqiptare 34 vjeç, duke e mbajtur kundër vullnetit të saj për 48 orë. Fatmirësisht, më pas, vajza shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është arratisur.

Ai ishte liruar nga burgu në vitin 2018, pasi ishte akuzuar për 3 përdhunime të tjera, pasi kishte përfituar nga ligji ‘Paraskevopoulos’, që parashikon uljen e numrit të të burgosurve. Gjurma e fundit nga ai ishte postimi në llogarinë e tij, në Facebook, në mëngjesin e 9 majit, kur ai u zhduk. Disa orë më parë, ai kishte shkruar se do të kishte një problem me shqiptarët. Vajza, me shtetësi shqiptare, e ka denoncuar në polici se ai e kishte përdhunuar nën kërcënimin e një thike.

Në të kaluarën ai ishte përshkruar nga tabloidët britanikë si ‘përbindëshi i Kavosit’ pasi ishte dënuar për përdhunimin e të rinjve anglezë gjatë pushimeve verore në Korfuz. 47-vjeçari u dorëzua në polici në gusht 2010 dhe u gjykua në vitin 2012, ku u dënua me 53 vite burg për tre akuza për përdhunim. Në një intervistë ai pranoi dy prej tyre.

‘Njëra ishte vajza e një ambasadori dhe tjetra mendoj se ishte një angleze. Njëra ishte rreth 22 vjeç dhe vajza tjetër rreth 40.

Unë nuk pranoj asnjë përdhunim tjetër, sepse nuk e kam bërë atë. Nëse do ta kisha bërë, do ta pranoja. Jam i lumtur që jam i lirë dhe tani jetoj në Kavos. Askush nuk më jep punë, jam i uritur, kam trokitur në disa dyer, por asgjë.

Unë jetoj me të dashurën time dhe ajo më ndihmon. Askush nuk duhet të ketë frikë. Kam marrë edhe ilaçe dhe nuk pi më hashash. Mesazhi që dua t’i dërgoj shoqërisë është një falje’, është shprehur ai.