VIDEO/’Fabrika e foshnjave’, pandemia mbyll kufijtë e Ukrainës, dhjetëra të sapolindur mbeten larg prindërve adoptues

Një video shokuese shfaq rreth 50 foshnja surrogate të bllokuara në një hotel në Ukrainë për shkak të karantinës së koronavirusit.

Të sapolindurit gjenden në një dhomë në Venice Hotel në Kiev që duket si një fabrikë fëmijësh.

Foshnjat do të merren nga prindërit nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Italia, Spanja, Franca, Izraeli, Gjermania, Kina, Meksika, Romania, etj.

Prindërit kanë paguar nga £5,745 deri në £57,365 për shërbimet e organizatës që ndihmon në krijimin e një familje.

Por për shkak se kufijtë e Ukrainës janë mbyllur si pasojë e pandemisë, foshnjat kanë mbetur larg prindërve të tyre adoptues.