Federata Italiane e Futbollit nis inspektimet e klubeve të Serie A për masat e sigurisë

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka njoftuar se nga sot, ata do të inspektojnë klubet e Serie A, për të verifikuar punën e tyre, bazuar në protokollin e miratuar për shëndet.

“FIGC ka aktivizuar një grup pune, hetues të Zyrës Federale të Prokurorisë, me detyrë të verifikojë përputhshmërinë me indikacionet e përmbajtura në protokollin shëndetësor të federatës, të miratuar nga autoritetet e qeverisë”, thuhet fillimisht në njoftimin e FIGC.

“Taskforca, e cila raporton drejtpërdrejt në prokurori, do të verifikojë se seancat stërvitore të klubeve që aktualisht janë individuale, dhe nga 18 maji kalojnë në grupore, po kryhen në përputhje me protokollin e miratuar”, thuhet në njoftim.

Skuadrat e Serie A duhet t’iu përmbahen në mënyrë strikte këtyre rregullave, pasi çdo lëshim mund të nxisë edhe më shumë reagime kundër rifillimit të sezonit.