Klubi del me njoftim zyrtar: Kemi 2 raste pozitive me Koronavirus

Skuadra e Trabzonsporit ka njoftuar për raste të reja me Koronavirus, pas testeve të kryera.

Dy lojtarë kanë rezultuar pozitiv, bëhet e ditur përmes njoftimit të lëshuar në faqen zyrtare të skuadrës, në rrjetin social “Twitter”.

Si rezultat i testeve të Covid-19, ne kemi mësuar se kemi dy raste pozitive te lojtarët tanë. U dëshirojmë shërim të shpejtë, mendimet tona janë me ta. Shpresojmë që ata të rikthejnë shëndetin e tyre sa më parë”, thuhet në njoftimin e klubit të Trabzonsporit.