Nga Holanda në Itali, shqiptari kapet me 9 kg kokainë në makinë

Epidemia e coronavirusit dhe karantina për ta luftuar atë nuk e ka penguar asnjëherë rrjedhën e kokainës në rrugët e Italisë e të Brescias.

Mbrëmjen e së shtunës, në Gorizia, karabinierët zbuluan 40 kilogramë kokainë, fshehur në një kamion.

Më herët, Guardia di Finanza kishte kapur nëntë kilogramë të tjera drejtuar provincës breshiane.

Zotëruesi i sasisë së kokainës ishte një shqiptar 32-vjeçar, pa precedentë. Financierët e ndaluan në rrugë pas informacioneve që kishin, duke ushtruar kontroll në Volvon e tij.

Brenda makinës, autoritetet zbuluan një mekanizëm që hapte një hapësirë të fshehtë prapa parakolpit.

Aty ishte fshehur droga, që në treg do të kishte vlerë 1.5 milionë euro.

Shqiptari, tashmë i arrestuar, ishte nisur nga Holanda dhe kishte destinacion pikërisht Breshian.