Shkencëtarët ‘ndalojnë’ ngrohjen globale, ja si rikthyen koralet në gjendjen e mëparshme

Koralet që po bëhen të bardha për shkak të rritjes së temperaturës së deteve nga ngrohja globale, mund të shpëtohen nga kultivimi i algave më rezistente ndaj të nxehtit, pretendojnë kërkuesit.

Kërkuesit australianë morën alga nga koralet dhe i ekspozuan në ujëra me temperatura  31 gradë Celsius për më shumë se 4 vjet deri sa ato krijuan rezistencë ndaj nxehtësisë.

Ato u ekspozuan ndaj temperaturave po aq të larta sa ato që shkaktuan zbardhjen e koraleve në vitet 2016-2017.

Skuadra nga universiteti i Melbourne më pas i vendosi algat në korale dhe zbuloi që rezistenca e tyre u transmetua dhe te të tjerat.