Kryetari i opozitës do presë në takim Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit

Të premten është paralajmëruar se Këshilli Bashkiak i Tiranës do të marrë vendim për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë një ditë më parë situata u tensionua pasi Bashkia e Tiranës vendosi një letër te godina e TK, ku theksonte se është pronë e saj.

Në këtë situatë të krijuar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë thirrje që qytetarët të dalin në mbështetje të kauzës.

Ndërkohë mësohet se kryetari i opozitës, Lulzim Basha do i presë përfaqësuesit e Aleancës për Teatrin Kombëtar në një takim sot në orën 16:00.

Opozita është zotuar se do të përkrahë kauzën e artistëve që po mbrojnë godinën si një vlerë kulturore e rëndësishme për qytetin dhe vendin.