Apelimi/ Avokati Halimi: Asnjë provë e re nga prokuroria

Brenda 15 ditësh Gjykata e Apelit do të marrë vendim për procesin ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj partie, me akuzën për falsifikim.

Pas një seance të shkurtër që u zhvillua sot, avokati i Bashës, Eduard Halimi tha se palët nuk paraqitën prova në seancën e sotme, ndaj vendimi do të merret bazuar në dokumentacionin e mbledhur deri më tani.

Gjykata e Tiranës në vendimin e saj rrëzoi pretendimet e prokurorisë, duke shpallur të pafajshëm të tre të akuzuarit për të dyja akuzat.

Basha u mor i pandehur për dyshimet mbi shpenzime prej disa qindra mijëra Dollarë që u përdorën për lobim në SHBA gjatë vitit 2017.

Prokurorët i nisën hetimet edhe për akuzën e pastrimit të parave, por kjo akuzë u rrëzua gjatë hetimit.