Realiteti i zymtë i pandemisë, funerali i çiftit të moshuar nuk ndiqet nga asnjë i afërm

Imazhe të zymta në një sallë funeralesh shfaqin arkivolat e një çifti të moshuarish që humbën jetën për shkak të COVID-19. Realiteti tragjik i pandemisë nuk ka lejuar që të afërmit dhe familjarët tu japin lamtumirën e fundit.

Çifti u varros në Wilford Hill Crematorium, Nottingham, ditën e martë.

Ceremonia nuk u ndoq nga askush, për shkak se personat më të afërt të të ndjerëve ishin në vetë-izolim.

Të vetmit persona prezentë ishin anëtarët e stafit, të cilët u siguruan që gjithçka të kryhej me dinjitetin e duhur. Funerali u publikua drejtpërdrejtë online për tu ofruar të afërmve mundësinë për tu përshëndetur për herë të fundit me çiftin, qoftë edhe virtualisht.