Gjykata vendos/ Prostitucion dhe eskorta, Zogu i Tiranës ‘shijon’ lirinë

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Hermes Nikajn, i njohur si “Zogu i Tiranës”.

Ky i fundit u lirua gjatë ditës së djeshme, ndërsa akuzohet nga Prokuroria për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”.

Nikaj u vu në pranga disa muaj më parë, pas një hetimi disamujor ku u vunë në përgjim dhjetra persona dhe u zbardhën biseda ku duket se bëheshin marrëveshje për marrëdhënie seksuale.

Nga përgjimet dolën dhe emra të personazheve të njohur publik, ndërsa Nikaj ka mohuar akuzat e ngritura nga prokuroria.

Hermes Nikaj përdorte qendrat estetike, ku veç shërbimeve të qendrës, klientëve u ofroheshin edhe shërbime nga vajzat e shfrytëzuara për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

Po ashtu, mësohet se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorte.