Koronavirusi dikton si Afrika e Jugut vishet, në fuqi ‘ligjet e çmendura’ që lejojnë vetëm rroba me mëngë të gjata e këpucë të mbuluara

Dyqanet e veshjeve në Afrikën e Jugut mund të shesin vetëm këpucë të mbyllura dhe rroba me mëngë të gjata. Bluzat me mëngë të shkurtra lejohen të shiten, vetëm nëse reklamohen poshtë një xhakete.

 Këto janë vetëm disa nga rregullat e qeverisë, të vendosura për tu mbrojtur nga pandemia.

Rregullorja e re, e publikuar të martën, ka shkaktuar konfuzion, teksa shumë veta mundohen të kuptojnë qëllimin e saj në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Rregullat mbi rrobat janë quajtur ‘të çmendura’ dhe të shumtë janë ata që argumentojnë se nuk ka justifikim për masat e rrepta.