Një selfie para se të vijë taksia, kompania përdor teknologjinë për të siguruar që klientët veshin maska mbrojtëse

Kompania e taksive Uber është shprehur se do të përdorë ‘teknologji për detektimin e fytyrës’ për tu siguruar që të gjithë shoferët dhe klientët kanë veshur maska mbrojtëse, teksa kërkon të rifitojë klientë pas pandemisë së koronavirusit.

Aplikacioni që të sjellë një taksi lajmëroi ditën e mërkurë se maskat ishin tashmë të detyrueshme për të gjithë, si pjesë e masave mbrojtëse për dy palët nga koronavirusi ngjitës.

Politikat e reja kërkojnë që klenti të bëjë një selfie para se të futet online në aplikacion.

Edhe shoferi, edhe klientët, do të kenë mundësinë të anullojnë udhëtimin pa kosto shtesë, nëse pala tjetër nuk respekton këtë rregull.