Gjykata në SHBA rrëzon urdhrin për izolimin e banorëve: I paligjshëm

Gjykata Supreme e shtetit të Wisconsin-it, në SHBA, rrëzoi të mërkurën vendimin e qeverisë për qëndrimin e detyruar në shtëpi gjatë pandemisë së koronavirusit, duke e vlerësuar atë si “të paligjshëm, të pavlefshëm dhe të pazbatueshëm”.

Trupa gjykuese vlerësoi se sekretari i shtetit për Shëndetësinë Andrea Palm tejkaloi autoritetin e tij me urdhërin për qëndrimin e detyruar në shtëpi, njohur ndryshe si Urdhri i Urgjencës 28.

Ky urdhër kërkonte që të gjithë qytetarët e Wisconsin-it të qëndronin në shtëpi ose në vendet e tyre të banimit, me përjashtim të shumë pak rasteve urgjente të përcaktuara në vendim.

Urdhri, i cili zgjaste deri në 26 maj, gjithashtu kufizoi udhëtimet dhe aktivitetin e biznesit, dhe parashikonte gjoba dhe dënime me burg për ata që shkelnin urdhrin.

Me një vendim 4-3, gjykata e quajti direktivën e Sekretarit të Shërbimeve Shëndetësore Andrea Palm, e njohur si Urdhri i Urgjencës 28, një “konfiskim i gjerë i pushtetit”.

Deri më tani në Wisconsin ka 11 mijë të infektuar me Covid-19, 421 viktima dhe rreth 5600 të shëruar, duke e renditur shtetin si ndër më pak të prekurit nga virusi.

Në total, në SHBA ka më shumë se 1,36 milionë të infektuar dhe mbi 82 mijë viktima./Exit