Hakerët i bëjnë shantazh Lavecit me videon intime ku është e dashura e tij

Ezekuel Laveci është sulmuar nga hakerët, të cilët e kanë shantazhuar atë me një video intime, duke e kërcënuar se mund të publikojnë gjithçka nëse nuk paguan shumën e kërkuar.

Raportohet se hakerët i kërkojnë argjentinasit rreth pesë mijë euro, teksa në këtë video është e dashura e tij, Natalia Borges. 

Mediat në Argjentinë shkruajnë se çifti tashmë ka kontaktuar avokatët, të cilët po përpiqen të gjejnë një zgjidhje për këtë situatë.

Laveci dhe Borges aktualisht po qëndrojnë në Karaibe, ku ata e kanë kaluar gjithë izolimin e pandemisë Koronavirus.

35-vjeçari i dha fund karrierës së tij si futbollist në dhjetor, ku luante në Kinë, teksa për shumë kohë ka luajtur edhe te Napoli dhe PSG.