Do ‘ndryshojë lojën’/ Testi për antitrupat është 100 % i saktë

Një test për antitrupat e koronavirusit ka rezultuar 100 përqind i saktë dhe është vlerësuar se do e ‘ndryshojë lojën’. Kështu shkruan gazeta britanike Daily Mail.

Testi është miratuar për përdorim publik dhe do të tregojë me saktësi nëse dikush e ka kaluar infeksionin apo jo. Testi është prodhuar nga gjiganti zviceran Roche.

Ekspertët thonë se shpresojnë se kushdo që e ka kaluar virusin, të jetë imun për deri tre vite. Qeveria britanike planifikon të blejë miliona teste nga Roche.

Gazeta shkruan se testi do shitet privatisht fillimisht. Nuk dihet se sa do të kushtojë.

Testi ka marrë miratimin në BE dhe në SHBA.

Më herët është thënë se testet e antitrupave për koronavirusin nuk janë të saktë. Madje OBSH paralajmëroi kundër të ashtuquajturave ‘pasaporta imuniteti’, që bazohen te këto testime.