Trajtohej te Onkologjiku, gruaja rezulton e prekur nga koronavirusi

Pas Krujës dhe Beratit, edhe Tirana ka regjistruar një rast të ri me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit.

Mësohet se ka rezultuar pozitive me COVID-19 një grua tek Onkologjiku, e cila bënte terapi tek aksileratori.

Për këtë arsye, pritet që t’iu merren mostrat të gjithë personave, që kanë pasur kontakt me të infektuarën, raporton BW.

Nga të dhënat, bëhet e ditur se gruaja e infektuar kishte pesë ditë që bënte trajtimin tek Onkologjiku.