Babai i Khabib në gjendje kome, ‘armiku’ McGregor shkruan këtë mesazh në ‘Twitter’

Conor McGregor përmes një postimi në ‘Twitter’, ka uruar shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov, babanë dhe njëkohësisht trajnerin e rivalit të tij, Khabib.

Abdulmanap ka rënë në gjendje kome pas përkeqësimit të shëndetit, dhe mediat në Rusi kanë raportuar se ai është dërguar në spitalin ushtarak të Moskës.

Pas konfirmimit të këtij lajmi, Conor McGregor ka thënë se lutet për shëndetin e Abdulmanap, të cilin e vlerëson shumë për punën e bërë në sportet luftarake, siç është edhe UFC.

Lutem për shërimin e Abdulmanap Nurmagomedov. Një burrë që është përgjegjës për shumë kampionë në botë, në disiplinat e shumëfishta luftarake, më shumë sesa ne dimë. Një gjeni i vërtetë luftarak. Jam shumë i pikëlluar për këtë lajm. Lutem për familjen e Nurmagomedov”, ka shkruar Conor McGregor.