Zgjerohet vatra e Ujësjellësit në Berat/ Edhe dy raste me Covid-19

Berati regjistron sërish dy raste të reja sot me COVID-19.

Për të tretën ditë radhazi ky qytet është aktiv sa i përket koronavirusit.

Në fakt rastet e sotshme janë rrjedhojë e atyre të djeshme, ku dy punonjës të Ujësjellësit të Beratit rezultuan pozitivë. Prej dje u kryen 33 tamponë përfshi familjarët e këtyre punonjësve dhe dy prej tyre kanë rezultuar tashmë me COVID-19.

Tashmë me 2 rastet e reja Berati shkon në 5 raste aktive me COVID-19 duke u bërë qyteti i 5-të në Shqipëri me më shumë raste aktive.