EMRI/ Kush është i ‘forti’ i Tiranës që u arrestua sot dhe lidhja e tij më Shullazin

Policia e Tiranës ka arrestua një 33-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim. Abc Neës ka mesuar se i arrestuari është Klajdi Gjeçi, 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë,. Sipas policisë 33-vjeçari është person me precedent të theksuar kriminal.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Gjeçi është një emër i njohur për policinë. 33-vjeçari ka rënë më herët në prangat e policisë, ndërsa cilësohet si kreu i një bande të trafikut të narkotikëve në kryeqytet.

Gjeci njihet edhe si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit.  Ai u arrestua në janar të vitit 2016, pasi vendosi tritol në automjetin e një biznesmeni në kryeqytet.

Në vitin 2012 ai është proceduar për armëmbajtje pa leje dhe u lirua pasi sipas vendimit, Policia nuk kishte marrë leje në Gjykatë për të hyrë në banesë, aty ku iu gjet edhe pistoleta.

Ndërsa në vitin 2015, Klajdi u arrestua për plagosje të rëndë me dashje. Ai u la i lirë 4 muaj më vonë, pasi pasi i dhunuari Enton Nushaj tërhoqi padinë ndaj tij. Po në vitin 2015, u raportua se Klajdi Gjeçi u mor peng nga tre persona. Gjeçi u dhunua prej tyre dhe u mbajt peng deri sa u zbulua nga policia.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi që ishte në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat i mirorganizmit të punës u bë e mundur që në rrugën “Sami Frashëri” të lokalizohej dhe të kapej shtetasi K. Gj., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, person me precedent të theksuar kriminal.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore Policisë Elbasan, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2019, i ka vendosur masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Veprimet e mëtejshme për ekzekutimin e  vendimit të Gjykatës u kryen nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan./abcnews.al/