Ja çfarë mendon Ellen DeGeneres për akuzat që nuk është kaq e mirë sa duket në ekran

Ellen DeGeneres është një ndër figurat më të njohura dhe të dashura të ekranit, e cila ka fituar zemrat e publikut dhe popullariteti i saj është i madh.

Në momentin që mendonim se nuk ka asgjë që nuk shkon me të, të shumtë ishin personat që e akuzuan dhe thanë për të që ajo në të vërtetë nuk është aq e dashur dhe e sjellshme siç paraqitet në ekran. 

Po çfarë mendon Ellen për fjalët që kanë qarkulluar për të në media këto ditë?

Sipas “Us Weekly”, moderatorja e njohur është e lodhur me të gjitha këto komente. 

Burime pranë saj për “Us Weekly” thanë se Ellen mendon që e gjithë kjo gjë është bërë nga njerëzit që e urrejnë atë.

Vlen të theksojmë se Ellen deri më tani as nuk i ka mohuar as nuk i ka pohuar këto zëra në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Gjithashtu këto burimet kanë shtuar se Ellen nuk po shqetësohet aspak për këto komente dhe është e bindur që nuk do ndikojnë tek mendimet e njerëzve të tjerë, sepse ka qenë për shumë vite në televizion.

Pra, nëse menduat se Ellen do të mërzitet me fjalët që kanë dalë për të, e keni menduar gabim.

Ajo do të vazhdojë të shfaqet në emision pa i komentuar këto fjalë në lidhje me të dhe do të vazhdojë po njësoj e qeshur.