Një 31-vjeçare gjendet e vdekur brenda banesës, dyshimet e para të policisë

Një 31-vjeçare është gjetur e pajetë mbrëme rreth orës 21:00 në banesën e saj në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili ka dhënë detajet.

“Më datën 13.05.2020 në ora 21:00, Policia ka pranuar informatë për një person të gjinisë femërore pa shenja jete brenda në një banesë, e cila gjendet në Rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, njësia reaguese polícore ka dalë në vend të ngjarjes, së bashku me ekipin mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore, rreth 31 vjeçe.

Policia sakaq po heton për të zbadhur shkaqet e vdekjes së saj, nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje.