Ja çfarë pritet/ Parashikimi i motit për të enjten

Dita e enjte do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

Reshje shiu të karakterit lokal në zonën veriore të vendit, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

Era jugore do të sjelli dhe rritje të temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës.

Më konkretisht në:

vendet malore 12 deri 30 grade C

vendet e ulëta 13 deri 32 grade C

vendet bregdetare 18 deri 31 grade C