Legjenda e Gjermanisë, Matthaus: Timo Werner mos u transfero tek kjo skuadër!

Lothar Matthaus, ka këshilluar yllin e Leipzig, Timo Werner, të refuzojë një transferim të mundshëm te Liverpool.

Legjenda e Gjermanisë, thotë se sulmuesi mund të kthehet në një lojtar stoli nëse transferohet në Anfield.

 “Mendoj se Timo Werner nuk do të largohet nga Leipzig. Vendimi i tij për të mos shkuar te Bayern më tregon se ai do të jetë i qetë. Me Liverpool-in, ai duhet të pyesë veten si do të ndihej si lojtarë rezervë.

“Nëse Leipzig vazhdon të luftojë për titullin në të ardhmen, kjo dhe prania e Julian Nagelsmann duhet ta bindin të qëndrojë”, tha Matthaus për Bild.