‘Incident’ në kufi/ 20 mjekë serbë ndalohen të hyjnë në Kosovë, reagon Serbia

 ‘Praktikë ç’njerëzore’ e ka quajtur zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ndalimin e 20 punonjësve shëndetësorë serbë në pikën kufitare të Merdarës nga Qeveria e Kosovës.

“Sot, pas disa ditësh të fushatës iracionale dhe histerike kundër punonjësve shëndetësorë serbë, Prishtina bëri të paimagjinueshëm, duke ndaluar një grup prej 20 mjekësh dhe infermierësh nga Serbia të hynin në Kosovë”, thuhet në deklaratën e Qeverisë së Serbisë.

Gjithashtu në reagimin e Qeverisë së Serbisë, theksohet se mjekët që ishin nisur drejt Kosovës, janë të lindur dhe rritur në Kosovë.

Lidhur me këtë ‘incident’, Zyra për Kosovën në qeverinë serbe ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësuesit e saj në terren që të marrin pozicionin më të rreptë ndaj Kosovës.