", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Pas dëmtimit të rëndë, ‘ylli’ i Juventusit rikthehet në stërvitje

 Merih Demiral ka rifilluar stërvitjen me Juventusin.

Mbrojtësi turk lëndoi ligamentin më 12 janar dhe pritej të humbiste edhe pjesën tjetër të sezonit, por pandemia e koronavirusit i dha mundësinë atij që të rikuperohet dhe të rikthehet sërish në stërvitje.

 “Programet individuale të trajnimit vazhduan për lojtarët e Juventusit. Bianconerët të përfshirë në ditët e fundit, ishin Bentancur, Bernardeschi, Bonucci, Buffon, Chiellini, Cuadrado, De Sciglio, Dybala, Pinsoglio, Pjanic, Ramsey dhe Rugani”.

“Sot ka lajme në lidhje me Merih Demiral: lojtari turk u kthye në Qendrën e Stërvitjes. Merih, i cili vazhdon rehabilitimin e tij në “J Medcial”, tani ka filluar të punojë në terren, pasi gradualisht vazhdon shërimin e tij”, thuhet në njoftimin e Juventusit.