Futbollistit të Tottenham i futen hajdutët në shtëpi, goditet me thikë në fytyrë

Futbollisti i Tottenham dhe kombëtares së Anglisë, Dele Alli, ka përjetuar orë tmerri mëngjesin e sotëm, kur dy hajdutë i hynë në shtëpinë për ta grabitur. Lojtari është goditur në fytyrë gjatë kësaj grabitje ku ai është kërcënuar me thikë.

Dy meshkuj të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e Alli në orët e para të mëngjesit së të mërkurës, duke kërcënuar lojtarin anglez i cili qëndronte në shtëpinë e tij bashkë me të vëllain, dy partneret e tyre dhe një mik fëmijërie, pasi po kalonin karantinën dhe iizolimin së bashku. Pas zënkës që shpërtheu, gjatë të cilës Alli u godit në fytyrë duke pësuar dëme të lehta, të dy personat u larguan pasi arritët që të rrëmbenin disa sende me vlerë mes të cilave bizhuteri dhe orë dore.

Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po përpiqet që të gjejë autorët e kësaj ngjarje të rëndë që vijon valën e grabitjeve në shtëpitë e yjeve të futbollit që ka shpërthyer në Angli gjatë vitit të fundit.