", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Holyfield i përgjigjet Tyson-it në të njëjtën mënyrë: Po kthehem!

E pabesueshme! Bota e boksit ka kthyer vëmendjen tek dy ikona të këtij sporti burrëror, tashmë të tërhequr prej vitesh nga ringu: Mike Tyson (u tërhoq në vitin 2005) dhe Evander Holyfield (2011). Qoftë për shkak të mungesës të ngjarjeve gjatë kësaj periudhe të pandemisë së Koronavirusit, qoftë për nostalgji apo kuriozitet.

E vërteta është se fansat po gjejnë argëtim tek dy “yje” të së shkuarës. Nëse disa ditë më parë ishte “Majku i Hekurt” (53 vjeç) i cili ndau një video nëpërmjet së cilës tregonte lëvizjet e tij të shpejta, tani kundërpërgjigjet së Holyfield. “E di që ai është shumë i shpejtë, por i tillë jam edhe unë,” – deklaroi 57-vjeçari nga Alabama, i cili po stërvitet prej një javë dhe synon të ofrojë një duel bamirësie. “Luftëtari” ka thënë se ai dëshiron të ketë përballë Tysonin, megjithëse sa herë që e pyesin se opsioni i tij i parë është Riddick Bowe, ai përgjigjet: “Sepse, sinqerisht, ne jemi miq”. Bowe (trilogji), Tyson, Lewis, Moorer … Karriera e Evander Holyfieldit është çimentuar nga duelet legjendare.

View this post on Instagram

My 1st week back in the gym and I feel great. I'm looking forward to stepping up my training sessions and intensity as I prepare for my fight. I told you I had something for you???? @reneeyoungwwe @bookertfivex @themarkhenry @wwe @wweonfox @foxsports

A post shared by Evander Holyfield (@evanderholyfield) on