Dua Lipa ka problem me shtetin britanik, ka thyer rregullat...

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid i kanë thyer rregullat e vetizolimit, pasi ata të dy kanë vizituar shtëpinë e prindërve të saj edhe pse ishin të izoluar në “një banesë të zakonshme” afër aeroportit në Londër

Dua Lipa dhe i dashuri i saj Anwar Hadid, duket se i kanë thyer rregullat e qeverisë britanike për vetizolim, pasi Dua ka vizituar për darkë shtëpinë e prindërve të saj.

Princesha e popit dhe modeli janë fotografuar afër një makine të zezë, ku ajo është bashkuar me familjen e saj në Londër, disa javë pasi ata janë vetizoluar.

Në një adresim kombit të dielën, kryeministri Boris Johnson ka thënë se britanikët mund të vizitojnë gjyshërit, të dashurën apo të dashurin jashtë shtëpive të tyre, nëse ata u qëndrojnë dy metra larg njëri-tjetrit.

E para e toplistave ishte e veshur si zakonisht, ndërsa kishte një bluzë të zezë dhe tuta me atlete.

Amerikani Anwar shihet po ashtu duke u larguar nga shtëpia e familjes së Dua e ku ata vazhdojnë për destinacionin e radhës.

Rregullat e distancës sociale thotë se njerëzit, përjashto ata të cilët jetojnë bashkë, duhet të jenë larg dy metra nga njëri-tjetri, sepse kështu i shmangen virusit vdekjeprurës.

Britanikët i ishin shmangur vizitave familjare me të dashurit e tyre prej 16 marsit, një javë para se vendi të vetizolohej i tëri më 23 mars./Express