Sonte spektakël i garantuar në qiell/ Këtë natë mund të shihni hënën dhe marsin shumë pranë njëri-tjetrit

Për të gjithë ata që janë të apasionuar pas eventeve astronomike, Marsi dhe Hëna do mund të shihen pranë njëri-tjetrit natën e 13 majit.

Gjithsesi, për  të parë Marsin më nga “afër”, duhet të qëndroni shumë vonë zgjuar apo edhe të ngriheni shumë herët në mëngjes. Kjo pasi paraqitja e marsit dhe hënës do të ndodhë disa orë përpara lindjes së diellit më 14 dhe 15 maj.

Edhe pse ne mund të na duket sikur planeti i kuq është shumë pranë satelitit tonë natyror, Marsi në fakt do të jetë rreth 425 herë më larg Tokës, krahasuar me hënën.

Rreth orës 3.00 të mëngjesit Marsi dhe Hëna do të jenë shumë pranë. Si duket sakrifica e të çuarit herët mund t’ia vlejë pasi veç “afrimitetit” të Hënës me Marsin, mund të shihni gjithashtu edhe Jupiterin e Saturnin teksa ndriçojnë qiellin.

Jupiteri është objekti i katërt më ndriçues në qiell, pas diellit, Hënës dhe Venusit. Sa i përket Marsit, planeti i kuq nuk do të jetë edhe aq i shndritshëm deri më 13 tetor kur do të duket 16 herë më ndriçues se zakonisht.