Platini: Infantino duhet të japë dorëheqjen nga FIFA

Ish-Presidenti i UEFA-s, Michel Platini shprehet se Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mori këtë post pas një komploti.

Teksa flet për “L’Illustre”, Platini kërkon që Infantino të jap dorëheqjen si presidentit i FIFA-s, që   sipas tij ka ardhur në pushtet me anë të manovrave dinake.

“Fakti që kam qenë viktimë e një komploti është shumë i dukshëm për mua. Në vitin 2016, presidenca e FIFA-s më takonte mua dhe këtë gjë e dinë të gjithë. Mesa duket, Infantino planifikoi në vitin 2015 me dinakëri përjashtimin tim nga gara. Për mendimin tim duhet të japë dorëheqjen,” deklaroi Platini.