COVID-19/ Suedia do punësojë një ushtri me 10 mijë punonjës shtesë të kujdesit shëndetësor

Të mërkurën, autoritetet shëndetësore në Suedi raportuan 147 vdekje të reja nga COVID-19, ndërsa qeveria njoftoi se do të punësojë deri në 10 mijë infermierë dhe punonjës shtesë të kujdesit shëndetësor.

Sipas autoriteteve, kjo ushtri shtesë e kujdesit shëndetësor, do përdorej për të menaxhuar kujdesin ndaj të moshuarve që janë të rrezikuar nga pandemia.

Sipas mediave të huaja, rreth gjysma e numri të vdekjeve nga coronavirusi në Suedi është nga shtëpitë e të moshuarve, dhe një e katërta në mesin e atyre që trajtohen në shtëpi.

Qasja e shpërthimit të pandemisë nga vendi ka qenë mjaft e diskutueshme, pasi qeveria ka shmangur bllokim të gjerë të shoqërisë për të mbajtur hapur ekonominë e vendit.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi në Suedi u rrit në 27 mijë, ndërkaq 3,000 të tjerë kanë ndërruar jetë.