Diplomacia 100 ditëshe e qeverisë Kurti

Një periudhë si kjo aktualisht, nuk është me e mira për të vlerësuar të arriturat apo adresuar çështje që kanë të bëjnë me përformancen e një qeverie si ajo e  Albin Kurtit në rrafshin diplomatik.

Megjithatë, një vështrim i shkurtër i diplomacisë se Republikës se Kosovës për ketë 100 ditësh dëshmon se në rrafshin ndërkombëtar përveç 2-3 vizitave pa ndonjë agjendë të qartë dhe një video-konference në një sesion të OKB-së dhe ndonjë telefonate me homologët, nuk ka ndonjë gjë për tu mbajtur në mend.

Pak më ndryshe duket dinamika e brendshme e dikasterit të jashtëm të drejtuar nga numri 2 i VV z. Glauk Konjufca , i cili sapo mori detyrën premtoj vendosjen e rendit dhe drejtësisë në sektorin me sensitiv të imazhit të vendit siç është diplomacia.

Konsujt e emëruar jashtëligjshëm pak kohë para se ai të merrte drejtimin e MPJ-së i largoj në mënyre pompoze duke dhënë dhe sinjal se do rishikohen vendimet që kishin degraduar skajshmërisht shërbimin diplomatik të Republikës së Kosovës.

 Por e njëjta gjë, përkundër paralajmërimit nuk ndodhi me ambasadorët dhe konsujt politik të emëruar jashtëligjshëm dhe të cilët përkundër vendimeve zyrtare dhe deklaratave publike ata vazhdojnë punën.

Mungesë vullneti për të shtyrë procesin para, bllokim nga presidenti apo, çfarëdo që të jetë, një gjë dihet se kjo situatë është diskredituese, shkakton konfuzion tek vendet pritëse dhe është e dëmshme për funksionim normal të shërbimit të jashtëm diplomatik, dhe rrjedhimisht imazhin e Republikës se Kosovës.

Diplomacia, respektivisht përfaqësuesit diplomatikë të saj, konsiderohet se janë fytyra e vendit e cila përfaqësohet në botë.

Prandaj, parregullsitë dhe mungesa e kuadrove profesioniste në këtë shërbim, reflekton papërgjegjësi dhe imazhin të keq të vendit dhe statusin e tij në raportet ndërkombëtare.

Për më tepër, shërbimi i jashtëm i Kosovës, aktualisht mund të përshkruhet si i ngarkuar tej mase me kuadër politik me mungesë të theksuar të kuadrit profesionist apo të diplomatëve të karrierës, pak me shumë analizë, këshilla nga njerëzit profesionist, të pa inkriminuar dhe më pak publicitet ndoshta do të mund të sillte më shumë rezultat.

Një “dështim” tjetër që i faturohet qeverisë Kurti në rrafshin diplomatik  nga kundërshtarët e tij polik,  është “mungesa e vizitave jashtë shtetit”, po cili është ai udhëheqës rajonal, evropian apo botëror që ka bërë vizita jashtë vendit të tij në kohën e pandemisë?

Sipas kritizerëve, që të quhet i suksesshëm Kurti do të duhej të mos zbatonte distancimin social në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por dhe vizita e par që realizoi kryeministri Kurti në Tiranë, u vendos në gjuhën  e kritizerëve, që të konsiderohej vizitë e suksesshme, sipas tyre, do të duhej që Kurti të pajtohej me idenë e Ramës, pavarësisht se ajo është në kundërshtim me interesat e Kosovës thellësisht me minishengenin ballkanik pa Kosovën.

Mungesa e një kohezioni diplomatik mes Brukselit dhe Uashingtonit, për dialogun Prishtinë –Beograd i vendosi veprimet diplomatike të kryeministri Kurit në një 'sandviq', të rrezikshëm duke e goditur fort dhe për një situatë të tillë, u duk që nuk ishte llogaritur mirë nga stafi i tij diplomatik.

Diplomacia e Kurtit u orientuar në një skemë gjysmë të mbyllur dhe me veprime godiste, të befasishme për të rimarrë kontrollin e dialogut nga presidenti Thaçi.

Ky duelizim i fortë mes shefit të qeverisë dhe ati të shtetit, se kush do ta firmos marrëveshjen me Serbinë në përfundim të bisedimeve do të vazhdojë edhe përtej 100 ditëshit të qeverisë Kurti e që praktikisht edhe do ta sfilitin imazhin e diplomacisë së Kosovës në botë.