30 vite burg shqiptarit që vrau gruan/ Ja emri

Gjykata e Apelit në Bolonja ka konfirmuar dënimin me 30 vite burg për Xhevdet Mehmetin, 58-vjeçarin i cili vrau gruan e tij, Elsa Terziu.

Vendimi është dhënë ditën e sotme.

Xhevdet Mehmeti, 58 vjeç  qëlloi me thikë bashkëshorten e tij pas një sherri në kuzhinën e banesës në prani të djalit 17-vjeçar.

Pak minuta pas krimit ai u dorëzua në polici.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 27 maj 2018, rreth orës 16:00 në Piacenza. Alarmin për vrasjen e dha djali i çiftit, i cili ndodhej në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Burri ka kapur një thikë dhe ia ka vënë në qafë gruas së tij. 52-vjeçarja Elsa Terziu vdiq e përgjakur pak çaste pas sulmit.

Në vendngjarje mbërriti pak minuta më pas, ndoshta i lajmëruar me telefon djali tjetër 19-vjeçar por forcat e rendit që kishin ardhur ndërkohë nuk e kanë lejuar të shohë skenën e krimit pavarësisht kundërshtimeve të tij.

Gjatë marrjes në pyetje ai ka rrëfyer se martesa e tyre ishte mjaft e vështirë dhe problematike e keqësuar nga motivi pa shkak i xhelozisë së Elsës ndaj tij. Familjarët e çiftit kishin ndërhyrë disa herë të qetësonin konfliktet e tyre.

Në tetor të 2017 Elsa Tereziu ka udhëtuar në Greqi pranë të afërmeve të saj, por pas kthimit të saj në Itali, konflikti me bashkëshortin është thelluar

57 vjeçari shqiptar ka rrëfyer në polici se gruaja e tij e keqtrajtonte me epitete fyese, ishte mjaft agresive, nuk kishte besim tek ai duke e akuzuar se e tradhëtonte.